Takimi Kurti-Mustafa fillon në ora 11:00

Takimi Kurti-Mustafa fillon në ora 11:00

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i Vetëvendosjes, Albin Kurti do të takohen sot në ora 11:00, në hotel Sirus, mëson EkonomiaSot

Ky takim vjen një ditë para së të përfundojë afati për koalicione parazgjedhore.

Temë kryesore është një bashkëpunim eventual në mes të dy partive, që do të mund të qojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, LDK dhe VV me një listë të përbashkët zgjedhore.

30 gushti është dita e fundit që partitë mund të dorëzojnë në KQZ, koalicionet parazgjedhore.

Isa Mustafa dhe Albin Kurti kishin zhvilluar takim për të diskutuar për këtë çështje, menjëherë pasi që Ramush Haradinaj kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit.

Ata u takuan edhe ditë më parë, kur LDK nominoi për kryeministre Vjosa Osmanin. Të dy partitë, nuk po mund të arrijnë marrëveshje sa i përket pozitës së kryeministrit./

COMMENTS

WORDPRESS: 0