Tahiri: VV-ja punon kundër shtetit, s’na duhet në dialogun me Serbinë

Tahiri: VV-ja punon kundër shtetit, s’na duhet në dialogun me Serbinë

Ministri i Drejtësisë i Kosovës, njëherësh anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka folur për ekipin shtetëror të Kosovës, për fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë, në Bruksel.

Tahiri ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se është kundër përfshirjes së Lëvizjes Vetëvendosje në dialogun me Serbinë.

“Nuk mendoj që VV’ja duhet të përfshihet në dialog”, ka deklaruar Tahiri.

“VV’ja e ka kundërshtuar çdo proces të shtetformimit”, është shprehur ai. Tahiri po ashtu ka thënë se partia e Albin Kurtit s’e ka mbështetur “asnjë agjendë shtetërore për liberalizim të vizave”.

Sipas tij, VV’ja nuk i bën nder vendit të jetë pjesë e delegacionit për bisedime me Serbinë.

“Nuk t’i njeh simbolet, s’duhet të flasë në emër të Kosovës”, ka përfunduar Tahiri. /Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0