Tahiri thotë se Haradinaj mund të bindet për pezullimin e taksës

Tahiri thotë se Haradinaj mund të bindet për pezullimin e taksës

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka lënë të kuptohet se kryeministri Ramush Haradinaj mund të bindet për pezullim të taksës.
Duke folur për takimet e shumta që ka koalicioni qeveritar lidhur me këtë temë, ai tha se bisedimet kanë filluar të marrin një drejtim.

“Nuk kisha me thënë se takimet janë krejt pa sukses, mendoj që kanë arrit të marrin një drejtim. Ne sot nuk e kemi nga SHBA-të një afat se deri kur mund ta shtyjmë porse mendoj që sanksionet do vazhdojnë duke u thelluar”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së

Tahiri tha që po punojnë shumë që plani i kryetarit të Kuvendit për pezullim 120 ditor i taksës të jetësohet.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0