Tahiri për rastin Dehari: Javën e ardhshme do të dërgohet lënda në Zvicër për hetim

Tahiri për rastin Dehari: Javën e ardhshme do të dërgohet lënda në Zvicër për hetim

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi kërkoi nga ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri që të dijë më shumë rreth mbulimit të shpenzimeve për hetimin ndërkombëtar për rastin e Astrit Deharit.

“ Nuk keni sjellur as informatë se çfarë ka ndodhur deri më tani apo se çfarë do të ndërrmirret në të ardhmen me rastin në fjalë”, ka thënë Kurteshi, raporton EkonomiaSot.

Ministri Tahiru iu përgjigj duke thënë se javën e ardhshme do të dërgohet lënda në Zvicër për hetim pasi që deri më tani siç tha ai është përkthyer materiali.

“ Në këtë javë ka përfunduar përkthimi i lëndës, ka qenë një lëndë voluminoze me një material 3000 faqe, në këtë javë ka përfunduar përkthimi i saj. Jam i informuar nga Prokuroria e Shtetit që javën që vjen nga e hëna lënda do të dërgohet përmes atasheut policor të Ambasadës së Zvicrës që është në Kosovë drejt institutit në fjalë. Ministria e Drejtësisë nuk është ndërlidhëse në këtë rast, është direkt prokurori i rastit përmes Prokurorisë së Shtetit dhe atasheut policor në këtë rast Ambasadës së Zvicres. Nga java e ardhshme e tutje rasti do ti bartet konform marrëveshjes që është arritur mes Prokurorisë së Shtetit dhe institutit në fjalë. Pra deri tani ka qenë në fazën e përkthimeve, nga java e ardhshme do ti shkojë institutit në Zvicër për hetim”, ka thënë Tahiri. EkonomiaSot.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0