Tahiri: Delegacioni shtetëror për dialog s’ka legjitimitet të mjaftueshëm

Tahiri: Delegacioni shtetëror për dialog s’ka legjitimitet të mjaftueshëm

Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka bërë me dije se për fazën finale të dialogut me Serbinë, Kosovës i duhet një delegacion gjithëpërfshirës.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka thënë se delegacioni i votuar në Kuvendin e Kosovës nuk ka legjitimitet të mjaftueshëm për ta përfaqësuar Kosovën në këtë proces.

Sipas Tahirit, legjitimiteti i nevojshëm do të arrihej vetëm me përfshirjen në delegacion edhe të dy partive më të mëdha opozitare, LDK-së dhe LV-së.

Ndonëse e ka mirëpritur miratimin e rezolutës për dialogun, ajo nuk pajtohet me bashkëkryesimin e delegacionit nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0