Sylejman Selimi u intervistua si i dyshuar

Sylejman Selimi u intervistua si i dyshuar

Avokatët e ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimi, Tomë Gashi dhe Guy Smith, në një konferencë për media, ka thënës e klienti i tyre është ftuar në intervistim si i dyshuar.

Gashi tha se intervistimi i tij ka filluar sot rreth orës 9 në Prishtinë dhe është marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarit.

Edhe avokati Smith tha se Selimi ka dhënë deklaratë për pyetjet që i janë bërë ndërsa është ftuar në cilësinë e të dyshuarit.

“Ftesa ka qenë që ai të merret në pyetje këtu në Prishtinë e jo në Hagë. Prezent ka qenë edhe Prokurori. S’ka ndonjë situatë të pasqaruar se pse ka qenë këtu e jo në Hagë. Kanë qenë edhe ata të paqartë për çështjen juridike. Ai s’ka qenë dëshmitar, por i dyshuar. Ata do të vendosin se çfarë do të ndodhë juridikisht me rastin”, tha Gashi.

Gashi tha se deklaratat e të intervistuarve, qofshin ata të dyshuar apo dëshmitarë, kanë konfidenciale. “Ka qenë marrje në pyetje e përgjithshme dhe përgjigjet kanë qenë të tilla”.

Ai tha se intervistimi i tij ka qenë më i shkurtër sesa rastet tjera. Sipas tij, s’ka asnjë arsye që të ngrihet ndonjë akuzë ndaj tij.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0