Sveçla shkarkon nga detyra kryeshefen e Inspektoratit Policor

Sveçla shkarkon nga detyra kryeshefen e Inspektoratit Policor

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot ka nënshkruar vendimin për shkarkimin nga detyra të keyeshefes së Inspektoratit Policor, Miradije Kelmendi.

Sveçla ka thënë se gjetjet nga dy raporte tregojnë shkeljet në menaxhim që i ka bërë gjatë punës së saj, kryeshefja Kelmendi

Postimi i plotë i Sveçlës në Fecebook:

Sot kam nënshkruar vendimin për shkarkimin nga detyra e Kryeshefes së Inspektoratit Policor të Kosovës, znj. Miradije Kelmendi.

Ky vendim erdhi pas analizës së gjetjeve nga dy raporte: Raporti me rekomandime për Mbikëqyrje të zbatimit të ligjit për IPK-në, hartuar nga Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës; dhe Raporti i Auditimit për Ministrinë e Punëve të Brendshme të vitit 2018. Po ashtu kam marrë parasysh edhe letrën e rekomandimeve nga Avokati i Popullit Nr. 683/2019 lidhur me çështjen “Agron Hasanaj kundër Inspektoratit Policor të Kosovës”.

Në këto raporte konstatohen shkelje të ndryshme në menaxhimin e IPK-së dhe mes tjerash edhe rekomandohet shkarkimi i znj. Kelmendi.

Gjetjet e raporteve e bëjnë të domosdoshëm shkarkimin. Në krye të institucioneve na duhen njerëz që respektojnë ligjin dhe iu garantojnë qytetarëve transparencë të plotë, shërbim profesional e mbrojtje. E kjo është edhe më e rëndësishme kur flasim për drejtuesit në institucionet e rendit publik e ata të Policisë së Kosovës. Vetëm në këtë mënyrë, duke mbajtur përgjegjësi maksimale dhe duke mos lejuar shkeljet, e forcojmë shtetin.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0