Sveçla akuzon aktivistët e PDK-së për iniciativa për heqjen e flamurit kombëtar “Te Rrethi”

Sveçla akuzon aktivistët e PDK-së për iniciativa për heqjen e flamurit kombëtar “Te Rrethi”

Deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, ka ftuar aktivistët e PDK-së që ishin iniciatorë për vendosjen e flamurit shtetëror në hapësirën “Te Rrethi”, që të mos merren me flamuj, “por me problemet që partia e tyre i ka shkaktuar vendit”.

Sveçla në Facebook ka bërë pyetje se përse këta iniciues nuk kanë nisur peticion për bashkimin e Mitrovicës apo edhe për të luftuar korrupsionin.

Postimi i Sveçlës në Facebook:

“A nuk është mirë që aktivistët e PDK në vend se të ndërmarrin iniciativa për heqjen e flamurit kombëtar, ta bëjnë një peticion për bashkimin e Mitrovicës? Ose një peticion për të luftuar korrupsionin? Ose një peticion për të pasur drejtësi funksionale në gjykata? Ose një peticion për ta ndalur vjedhjen e pasurisë së përbashkët me privatizime të dyshimta e shkatërruese? Pse merreni me flamuj, 1 milion probleme më të mëdha se flamujt i keni bërë në 10 vjet shtet”, ka shkruar ai në Facebook.

Sot u vendos nga Zyra e Prokollit që flamuri shtetëror të vendoset pranë atij kombëtar, ndërsa ka thirrje nga një faqe në Facebook që të mbrohet flamuri kombëtar dhe të mos lejohet afër tij vendosja e asnjë flamuri.

COMMENTS

WORDPRESS: 0