Suspendohen dy zyrtarë të Inspektoratit Policor

Suspendohen dy zyrtarë të Inspektoratit Policor

Dy zyrtarë të Inspektoratit Policor të Kosovës janë suspenduar pasi dyshohet se kanë rënë ndesh me ligjin dhe rregulloret e brendshme gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Vendimin e ka marrë ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të IPK-së.

Të suspenduarit B.R udhëheqës i Departamentit të Hetimeve dhe Q.B udhëheqës i divizionit Jugor të Hetimeve, dyshohen se kanë kryer shkelje të rëndë diskredituese, duke shtrembëruar faktet gjatë hetimit të një rasti të ndjeshëm të korrupsionit, ku me veprimet e tyre kanë insistuar në kthimin e zyrtarit që po hetohet në vendin e tij të punës.

Inspektorati Policor i Kosovës njofton opinionin se do të veprojë konform ligjit dhe do të ndërmarr masat e nevojshme sipas procedurave në fuqi edhe kur bëhet fjalë për zyrtarë të IPK-së.

Rasti më tej do të trajtohet nga Ekipi Hetimor dhe Komisioni Disiplinor, të cilët do të zhvillojnë procedurat e parapara disiplinore. Gjithashtu lidhur me këto veprime është njoftuar Prokuroria e Shtetit për të trajtuar dyshimet për veprimtari penale.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0