Supremja vendos për numërimin e votave të mërgatës, siç kërkoi Vetëvendosje

Supremja vendos për numërimin e votave të mërgatës, siç kërkoi Vetëvendosje

Gjykata Supreme ka miratuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e votave të mërgatës.

Lajmin e ka bërë me dije anëtari i kësaj partie në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Adnan Rruestemi.

Ai ka thënë se “mijëra fletëvotime të bashkatdhetarëve të mbajtura të bllokuara do të numërohen”.

Në vendimin që e ka postuar në profilin e tij në Facebook, Rrustemi, thuhet se “Gjykata Supreme konsideron se vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) duhet të anulohet, duke e kthyer çështjen në rivendosje”.

“PZAP është i detyruar që në rishqyrtim të çështjes t’i menjanojë të metat e lartpërmendura e pastaj të marrë një vendim të drejtë dhe të ligjshëm”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0