Sulmohet Xhelal Sveçla në një lokal në Prishtinë

Sulmohet Xhelal Sveçla në një lokal në Prishtinë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është sulmuar në një kafiteri “Te Qafa” në Prishtinë

Sveçla u sulmua pasi ndërhyri në një rast sulmi të ndodhur brenda kafenes.

“Sveçla ndërhyri pasi pa një person teksa rrah një shitës ambulant në kafiteri. Përballë kësaj ngjarje nuk ka mundur të qëndrojë indiferent z.Sveçla, andaj reagimi i tij ishte i domosdoshëm”, raporton Indeksonline.

Zv/minstri ka telefonuar menjëherë Policinë e Kosovës të cilët aktualisht gjenden te kafet e vogla.

Numri dy i MPB-së ishte i shoqëruar me Alban Krasniqin, bashkëshorin e ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0