Stoltenberg: Mirë që edhe SHBA-ja doli kundër taksës

Stoltenberg: Mirë që edhe SHBA-ja doli kundër taksës

Kosova ka qenë ndër temat kryesore të diskutimit në ditën e fundit të samitit të NATO-s.

Sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg ka konfirmuar se një vendim për nivelin e angazhimit me FSK-në do të merret në fund të pranverës, raporton KTV.

Ai ka thënë se personalisht vazhdon të mendojë që koha për votimin e ushtrisë ka qenë e gabuar, dhe se vënia e taksës nuk i kontribuon dialogut Prishtinë – Beograd.

“Tarifat shumë të larta, 100 % ndaj Serbisë nuk e ndihmojnë procesin. Tani e pamë, që edhe SHBA-ja doli hapur kundër vendosjes së tarifave”, ka thënë Stoltenberg.

Shefi i NATO-s sërish i është referuar marrëveshjes së Bruskelit për të thënë se FSK-ja nuk mund të shkojë në veri, por nuk ka pranuar të flasë nëse kjo është për shkak të një letre që ish-kryeministri Thaçi ia kishte dërguar ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasumssen, ku i garantonte se nuk do ta dërgojë forcën në veri.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0