Specialja konfirmon se po kryen bastisje në shtëpinë e Jakup Krasniqit dhe në lokacione tjera

Specialja konfirmon se po kryen bastisje në shtëpinë e Jakup Krasniqit dhe në lokacione tjera

Tribunali Special ka njoftuar se është duke kryer operacione në Prishtinë.

Megjithatë, nuk kanë dhënë më shumë informacione.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë”, thuhet në njoftim.

Bastisje momentalisht janë duke u kryer në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0