Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e kryesisë me shefat e grupeve parlamentare.
Aty pritet të merret vendimi për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit për Shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi
Seanca për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit pritet të thirret sot ose nesër.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradianj, dje gjatë mbledhjes së Qeverisë tha se janë të gatshëm për ratifikimin e marrëveshjes që nga moment kur ia ka dërguar këtë të fundit Kryesisë së Kuvendit.
Mbledhja e Kryesisë do të mbahet në ora 16:00 EkonomiaSot.com
COMMENTS