Sot fillon nënshkrimi i peticionit për shfuqizimin e ligjit për lojërat e fatit në Suharekë

Sot fillon nënshkrimi i peticionit për shfuqizimin e ligjit për lojërat e fatit në Suharekë

Pas vrasjes që ndodhi të dielën në një kazino në Suharekë, kryetari Bali Muharremaj ka deklaruar se kërkon që të mbyllen të gjitha kazinotë në këtë komunë.

E sot Muharremaj bëri të ditur se ashtu siç ka premtuar do të fillohet me peticionin për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit.

Me fillim nga ora 11:00 u është bërë thirrje të gjitha subjekteve politike, OJQ-ve e secilit qytetar që të nënshkruajnë peticionin, transmeton Indeksonline.

Muharremaj shtoi se kërkon nga kryetarët e tjerë të komunave të Kosovës që të bashkëngjiten në shfuqizimin e këtij Ligji.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Ashtu siç kam paralajmëruar, ne do të fillojmë me Peticionin për shfuqizimin e Ligjit për Lojrat e Fatit.

Ne jemi bashkë në këtë rrugëtim dhe të vendosur me të gjitha subjektet politike të Komunës së Suharekës.

Zyrtarisht ne fillojmë ora 11:00, ku i ftoj të gjitha subjektet politike pa dallim, OJQ-të dhe secilin prej jush, ta nënshkruajmë peticionin, në pikat që vendosen sot në qytet, Mushtisht dhe fshatra të tjera.

Kërkoj edhe nga kryetarët e komunave tjera që të na bashkangjitet apo edhe të vetëorganizohen, në shfuqizimin e ligjit përmes një peticioni qytetar ku do ti dorëzohet Parlamentit të Kosovës.

Ne jemi të vendosur dhe jemi gjithmonë në mbrojtje të sigurisë dhe interesave të qytetarëve.

Bali Muharremaj

COMMENTS

WORDPRESS: 0