Soros heq Apple dhe Amazon nga portofoli, investon në kriptovaluta

Soros heq Apple dhe Amazon nga portofoli, investon në kriptovaluta

Njeriu që njihet si personi që rrëzoi Bankën e Anglisë, George Soros, së fundmi ka publikuar deklarimin e tij të fundit në formularin F-13 rreth pozicioneve në fondin e tij investiv. EkonomiaSot ka vërejtur se ka bërë disa ndryshime sa i përket investimeve në kompani të teknologjisë sic janë Apple, Alibaba, dhe Amazon, aksionet e të cilave duket se i ka shitur në tërësi.

Me fjalë tjera, legjenda e investimeve nuk pret që aksionet e kompanive teknologjike të performojnë mirë gjatë këtij viti, prandaj edhe i ka shitur.

Por një gjë e cuditshme që vërehet nga deklarimi në formularin F-13 është se ai ka investuar në kompaninë Overstock, e cila njihet si një kompani që merret me tregtimin online, por edhe është në ballë të zhvillimeve në teknologjinë blockchain. Që nga viti 2014 kjo kompani pranon Bitcoin si formë pagese për blerjet ne webfaqen e tyre.

Me sa duket, Soros ka dashur që të ketë ekspozim edhe në kriptovaluta, por pa dashur që t’i blejë direkt ato. EkonomiaSot.com

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0