Sondazhi surprizë: Rusia, frika më e madhe e gjermanëve

Sondazhi surprizë: Rusia, frika më e madhe e gjermanëve

SHBA, aleati më i afërt strategjik i Gjermanisë, është renditur çuditërisht afër Rusisë në listën e vendeve që gjermanët kanë më shumë frikë, duke lënë pas Korenë e Veriut dhe vende të tjera.

Të dhënat vinë nga një sondazh i realizuar nga Foras.

Çuditërisht, deri në 55 përqind e gjermanëve besojnë se SHBA është pothuajse një kërcënim i barabartë për vendin e tyre si Rusia, e cila shënoi 56 përqind në studimin e fundit nga sondazhi i Foras, raporton Bild.

Gjermanët si duket kanë ndryshuar përceptim për Korenë e Veriut, të cilën nuk e shohin më si rrezik.

Për shembull, vetëm 27 për qind e gjermanëve ndjehen të kërcënuar nga Koreja e Veriut, e cila deri vonë ishte burimi kryesor i lajmeve të armëve bërthamore.

Ajo pasohet nga Turqia (24 përqind) dhe Arabia Saudite (23 përqind). Kina konsiderohet një kërcënim për vetëm 16 përqind të të anketuarve.

SHBA, aleati i vjetër i Gjermanisë dhe partneri kryesor tregtar, kryesisht i frikëson njerëzit e moshës së mesme, ndërsa gjermanët e anketuar që thonë se Rusia ishte një rrezik për paqen ndërkombëtare përfshinin të anketuarit më të rinj të moshës 18-29 vjeç, si dhe ata në viteve ’60

Sondazhi siguron një skicë interesante të simpative politike të të anketuarve.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0