Sondazh: Golden Eagle më e pëlqyer se Red Bull

Sondazh: Golden Eagle më e pëlqyer se Red Bull

Gjatë ditës së djeshme, EkonomiaSot në faqen e saj në Facebook ka bërë një sondazh ku lexuesit tanë kanë mundur të zgjedhin se cilën pije energjike preferojnë. Dy opsionet e ofruara ishin Golden Eagle, e cila është prodhim vendor, dhe Red Bull, e cila është prodhim austriak.

Nga rezultati i sondazhit, shihet se pija më e preferuar del të jetë Golden Eagle, me rreth 70% të votave.

Gjatë ditëve në vijim do të mbajmë sondazhe të ngjashme edhe për produkte tjera vendore në krahasim me ato jo-vendore.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0