Soltes :Qytetarët e Kosovës duhet të lëvizin lirshëm dhe të jetojnë në shtet pa korrupsion

Soltes :Qytetarët e Kosovës duhet të lëvizin lirshëm dhe të jetojnë në shtet pa korrupsion

Ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi nga Parlamenti i Kosovës është një hap përpara drejt liberalizimit të vizave për Kosovën. Kështu u shpreh për Radio Kosovën eurodeputeti Igor Soltes, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian. Ai tha se nëse ekziston vullneti politik, liberalizimi i vizave do të ndodhë shumë shpejt.

“Qytetarët e Kosovës duhet të lëvizin lirshëm dhe duhet të jetojnë në një vend demokratik dhe pa korrupsion.” Kështu tha raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, eurodeputeti Igor Soltes.

Ai theksoi se luftimi i korrupsionit është një proces për integrimin e Kosovës në Evropë dhe jo vetëm një kriter për liberalizimin e vizave:

”Kjo është një pyetje për të ardhmen. Nëse liberalizimi i vizave është një instrument i nevojshëm për qytetarët e Kosovën, atëherë qytetarët e meritojnë të jetojnë në shtet pa krim dhe korrupsion, meritojnë të jetojnë në një shtet demokratik dhe në një shtet plot shpresë”.

Soltes tha se pa reformat e duhura në drejtësi për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, nuk mund të këtë integrim të mirëfilltë të Kosovës në BE. Sistemi gjyqësor duhet të jetë më efikas, u shpreh Soltes.

”Të gjitha këto gjëra janë gjithashtu të rëndësishme për integrimet evropiane. Dua të theksoj se ky është një debat i rëndësishëm dhe çfarëdo që qeveria e juaja, kjo apo të tjerat, i gjithë sistemi duhet të angazhohet për reformat e gjyqësorit. Këto janë më të rëndësishme për popullin e Kosovës sesa për institucionet evropiane”

Soltes tha se institucionet e Europës do të ndihmojnë Kosovën në rrugën e saj drejt regjimit të lirë të vizave sa më shpejt që është e mundur.

COMMENTS

WORDPRESS: 0