Sllobodan Petroviq pritet të zë vendin e Rikallos në ministrinë e Bujqësisë

Sllobodan Petroviq pritet të zë vendin e Rikallos në ministrinë e Bujqësisë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq, i cili është pa grup parlamentar pritet të emërohet ministër i Bujqësisë.

Lajmin e ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” një burim brenda Qeverisë së Kosovës.

Petroviq është kryetari i Partisë Liberale Serbe.

Kryeministri Ramush Haradinaj sot e ka shkarkuar Nenad Rikalo nga posti i ministrit të Bujqësisë.

Partia opozitare, Partia Socialdemokrate e ka kushtëzuar Qeverinë e Kosovës që në këmbim të votës për Projektbuxhetin për vitin 2019, të lirojë nga detyra ministrin Rikalo.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0