Situatë e rënduar në Pejë: 16 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Situatë e rënduar në Pejë: 16 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 62 pacientë me koronavirus, 40 prej tyre janë me oksigjenoterapi dhe nga këta, 16 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

6 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi në këtë spital.

“Aktualisht po trajtohen 62 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 40 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.

Nga personeli i spitalit 6 mjekë, 15 infermierë dhe 4 punëtorë nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 222 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0