“Situata aktuale dhe politikat nacionale lidhur me konceptin e ekonomisë  së  gjelbër në  Kosovë”

“Situata aktuale dhe politikat nacionale lidhur me konceptin e ekonomisë së gjelbër në Kosovë”

‘’Situata aktuale dhe politikat nacionale lidhur me konceptin e ekonomisë  së  gjelbërt në  Kosovë’’.
Rrjeti i Organizatave për Zhvillim Rural të  Kosovës ka organizuar debatin publik me temën:‘’Situata aktuale dhe politikat nacionale lidhur me konceptin e ekonomisë  së  gjelbërt në  Kosovë’’, debat ky i organizuar në  kuadër të  projektit rajonal ‘Rrjetëzim dhe Avokim për Ekonomi të  Gjelbërt’’ mbështetur dhe financuar nga Bashkimi Evropian si dhe udhëhequr nga Rrjeti për Zhvillim Rural i Maqedonisë  së  Veriut, si liderë  të  projektit.

Si folës kryesorë  të  debatit ishin eksperti nga Kroacia, Darko Znaor i cili përmes lidhjes online e pjesë marrjes virtuale, prezantoi para të  pranishmëve në  debat, situtatën aktuale si dhe politikat nacionale lidhur me konceptin e ekonomisë  së  gjelbërt, në  Kroaci si shtet anëtar i Bashkimit Evropian.

Në  këtë  kontekst, Darko Znaor, përmes prezantimit të  tij paraqiti situtatën rreth politikave, programeve, masave që   ndërrmarrin dhe aplikojnë  institucionet në   Kroaci për të   përkrahur, promovuar dhe stimuluar ekonominë  e gjelbërt me theks të   vecantë   në   kuadër të   programit dhe politikave për bujqësi dhe zhvillim rural por edhe në  të  gjitha sektorët tjerë institucional.

Në  kontekstin e Kosovës , znj. Raba Mehmeti prezantoi studimin – analizën e realizuar nga ekspertët ku në  mesin e kapitujve tjerë  është  inkoorporuar edhe kapitulli për Kosovën, dhe ku     është analizuar legjislacioni, rregullativat dhe masat e ndryshme që  e nxisin dhe e stimulojnë  aplikimin e ekonomisë  së  gjelbërt, fillimisht në  programin për bujqësi dhe zhvillim rural por edhe në  sektorët e fushat tjera.

Të  pranishmit në  debat adresuan pyetje dhe hapën diskutime mbi përfitimet e komunitetit të  biznesit, ndërrmarësve por edhe të  qytetarëve nëse  fuqizohet dhe rritet prezenca e konceptit të  ekonomisë  së  gjelbërt edhe në  Kosovë , duke marrë  parasysh faktin që  ky koncept tashmë  zë  vend të  rëndësishëm në vendet e  Bashkimit Evropian, andaj stimulimi i ndërrmarësve sidomos i ndërmarresve  të  rinj që  të  startojnë  me biznese e ide që  synojnë  ta apikojnë  këtë  koncept  do të  ishte bazë  e mirë  për sukses, qëndrueshmëri por edhe për zhvillimin e ideve inovative që  kontribojnë  në  zhvillim ekonomik, krijimin e vendeve të  punës por në  të  njëjtën kohë  duke u kujdesur për mbrojtje të  mjedisit e të  natyrës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0