Sipas Speciales, Ukë Rugova në Ambasadën italiane i paraqiti si familjarë mbi 510 persona

Sipas Speciales, Ukë Rugova në Ambasadën italiane i paraqiti si familjarë mbi 510 persona

Mbi 510 persona, sipas Prokurorisë Speciale, djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova – Ukë Rugova i ka paraqitur në Ambasadën italiane si familjarë të familjes së presidentit, njerëz të afërm të tij ose punëtorë të familjes Rugova.

Këta persona i ka paraqitur si familjarë ose punëtorë të familjes Rugova, për t’i pajisur me viza italiane.

Pas leximit të aktakuzës i akuzuari i parë Ukë Rugova ka thënë se ndihet i pafajshëm në lidhje me akuzat e Prokurorisë Speciale të lexuara nga prokurorja speciale, Florie Salihu Shamolli, raporton Koha Ditore.

Edhe katër të akuzuarit e tjerë e kanë cilësuar vetën të pafajshëm në këtë procedurë penale.

Prokurorja Salihu Shamolli në fjalën hyrëse ka thënë se do t’i ftojnë 24 dëshmitarë të cilët do të dëshmojnë që nuk kanë punuar asnjëherë në familjen Rugova

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0