Sindikalistët kushtëzojnë pranimin e Statutit të Trepçës

Sindikalistët kushtëzojnë pranimin e Statutit të Trepçës

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës përmes një komunikate për media ka dalë me tri pika për Statutin e Trepçës, duke paralajmëruar se mospërfshirja e tyre do të jetë e papranueshme dhe do të shkaktojë dëme të paparashikuara për të ardhmen e kompleksit Trepça.

Definimi i saktë i të gjitha vendburimeve minerare të cekura në draft-statut, inkorporomi i Njësisë së Fabrikës së Pajimeve të Procesit, si njësi me interesat e veçanta për mirëmbajtjen e minierave të Trepçës, dhe adresimi i qartë i çështjeve sociale dhe mjedisore, siç është cekur në draft-statut, janë pikat e parashtruara në takimin e përbashkët të të gjitha njësive sindikale të kompleksit Trepça së bashku me menaxhmentin e saj aktuale dhe udhëheqësit e njësive përbërëse të saj.

Çdo version tjetër i Statutit të Trepçës, i cili nuk merr parasysh këto pika, do të jetë i papranueshëm për punëtorët e Trepçës dhe do të sjellë dëme të pariparueshme për të ardhmen e kompleksit Trepça, thuhet në komunikatën për media.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0