Sindikalistët kundërshtojnë renditjen dhe koeficientin e pagesës në Projektligjin për paga

Sindikalistët kundërshtojnë renditjen dhe koeficientin e pagesës në Projektligjin për paga

Renditja dhe koeficienti i pagesës në Projektligjin për paga kanë ngjallur pakënaqësi të shumta tek sindikata të ndryshme të sektorit publik.

Ky projektligj, i cili pritet që të aprovohet në Qeveri brenda kësaj jave, pas përmbylljes së diskutimeve publike, parasheh njerëzit e politikës përfituesit më të mëdhenj apo pesëfishë më shumë sesa mësimdhënësit, shkruan sot Koha Ditore.

Përveç mësimdhënësve, të pakënaqur me këtë projektligj janë shprehur edhe Sindikata e shëndetësisë, Inspektorati Policor, zyrtarët doganorë, Agjencia e Kosovës për Forenzikë, Komisioni Qendror Zgjedhor, Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe Shoqata Sindikale e Kontrolloreve të Trafikut ajror të Kosovës.

Dy të fundit kanë kërkuar që të mos përfshihen fare në këtë projektligj, pasi siç kanë thënë pagat e tyre nuk sigurohen nga buxheti i Kosovës, por nga të hyrat që sigurohen nga këto dy ndërmarrje.

Megjithatë ky projektligj edhe pas miratimit në Kuvend do t’i duhen së paku 6 muaj që të hyjë në fuqi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0