Simiq: Nuk do ta paguajmë kurrë taksën

Simiq: Nuk do ta paguajmë kurrë taksën

Gjatë protestës së serbëve në veri kundër taksës prej 100 për qind prej produkteve serbe, foli edhe zëdhënësi i Listës Serbe, Igor Simic. Simic taksën ndaj produkteve e quajti haraç dhe tha se nuk do ta paguajnë kurrë.

“Po tentojnë të na largojnë nga këtu, për shkak se jemi serbë, për shkak se gjyshërit tanë kanë qenë këtu, e ata nuk po e pranojnë. Askujt në Prishtinë nuk i intereson se si jetojmë ne këtu”, tha Simiq.

Ndërkohë, për arrestimin e sekretares së Oliver Ivanoviqit tha se “nuk u ka interesuar se ajo fëmijën e ka lënë në shtëpi dhe e kanë arrestuar”, tha Simiq. /Express.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0