Si po e humb Kosova popullsinë

Si po e humb Kosova popullsinë

Kosova është vendi me shkallën më të lartë të humbjes së popullsisë si pasojë e migrimit, ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook analisti politik i Institutit GAP, Agron Demi duke prezantuar një tabelë me statistika të nxjerra nga gazeta prestigjioze “The Guardian” si dhe Eurostat për periudhën 11 vjeçare, 2007-2018.

“Me kthy në numra, mbi 280 mijë njerëz janë largu nga vendi. Kjo është më shumë se çdo parti që ka me mund me marr vota më 6 tetor”, ka thënë Demi në profilin e tij në facebook.

Në tabelën me mbishkrimin “Shumë kombe të Evropës Lindore kanë parë që popullsia e tyre ka rënë  ndërmjet viteve 2007 dhe 2018, Kosova renditet e para në listë me numrin më të madh të migrimit të popullatës jashtë vendit e pasuar nga Lituania, Letonia, Bonje e Hercegovina. E shtata në listë renditet Serbia përderisa e nënta Shqipëria.

COMMENTS

WORDPRESS: 0