Si e kishte kundërshtuar dikur  Kurti projektin për Kosovën e Re

Si e kishte kundërshtuar dikur Kurti projektin për Kosovën e Re

Sot është bërë e ditur se kompania Countour Global është tërhequr nga planet për ndërtimin e Termocentralit ‘Kosova e Re’. Kjo sipas tyre për shkak të ndryshimeve politike që kanë ndodhur në vend. Sa ishin në opozitë, ashpër këtë projekt e kishin kundërshtuar Lëvizja Vetëvendosje, raporton Gazeta Express.

Kreu i kësaj partie, Albin Kurti madje kishte dhënë 14 arsye se pse nuk duhet që të ndodhë ndërtimi i termocentralit.

Sipas tij, kjo kompani nuk punon për Kosovën dhe qytetarët e saj, por, anasjelltar, qytetarët e Kosovës punojnë për të.

“Të njëjtën ditë kur ia dyfishoi pagat qeverisë dhe kabinetit të vet, më 20 dhjetor 2017, Haradinaj nënshkroi edhe kontratën me Contour Globalin për ndërtimin e TC ‘Kosova e Re’. Sipas kësaj kontrate të dëmshme e të frikshme, nuk do të punojë Contour Global për Kosovën dhe qytetarët e saj, por ne do të punojmë për Contour Globalin”, kishte shkruar Kurti, derisa kishte përmendur edhe arsyet e tij.

1) Kostoja e ndërtimit u ngrit nga një miliard euro në 1.3 miliard euro, e kjo rritje do t’i faturohet popullit, madje me kamatë;

2) Shkalla e kthimit të brendshëm në kapital për Contour Globalin është garantuar në plot 18.5%, në kohën kur bankat paguajnë më pak se 1% interes në depozitat e qytetarëve;

3) Republika e Kosovës do t’ia paguajë Contour Globalit të gjitha shpenzimet, plus këstet e kredisë, kamatën, fitimin, e në fund edhe tatimin në fitim;

4) Për një periudhë 20 vjeçare, qytetarët do të paguajnë 5 deri në 7 miliardë euro për këtë marrëveshje;

5) Për t’ia siguruar këto të hyra Contour Globalit, Qeveria ka krijuar një kompani të re publike, Neë Kosovo Electricity Company, e cila do të blejë detyrimisht çdo MËh të prodhuar të Contour Globalit, pavarësisht se a kemi nevojë për të ose jo;

6) Contour Globalit i është siguruar blerja pa limit e energjisë së prodhuar, madje me çmim 20% më lartë se 80 euro për MËh për çdo MËh të prodhuar më shumë;

7) Kur të fillojë ky termocentral punën, do të mbyllet Kosova A dhe punëtorët do të mbeten pa punë;

8 ) Contour Globalit i është dhënë prioritet i shitjes së energjisë krahasuar me KEK-un ani se me çmim më të shtrenjtë, gjë që e bën TC ‘Kosova B’ prodhues që punon me gjysëm orari, si kapacitet rezervë, e kjo nënkupton edhe më shumë punëtorë që mbeten pa punë;

9) KEK-u është i obliguar që t’i sigurojë Contour Globalit hapësirat për deponim të hirit dhe gipsit, pa asnjë cent kompensim, tërësisht falas;

10) Contour Globalit ia japim 15 hektarë tokë për 10 euro gjithsej;

11) Me këtë kontratë krijohet një monopol i përkrahur nga shteti, që bie në kundërshtim me vetë Kushtetutën e vendit dhe paraqet edhe shkelje të MSA-së;

12) Janë shkelur së paku tri ligje nga kontrata me Contour Globalin: Ligji për Ndërmarrjet Publike, Ligji për ZRrE-në dhe Ligji për Prokurimin Publik;

13) Vetëm pas 20 viteve, TC ‘Kosova e Re’ do t’i bartet në pronësi Qeverisë së Kosovës.

14) Në rast të shkëputjes së kontratës para fillimit të zbatimit, Kosova ndëshkohet me 19.7 milionë euro, ndërsa po e bëri këtë Contour Globali me 8 milionë.

“Pasojat e kësaj kontrate janë afatgjate dhe të kushtueshme. Më nënshkrimin e tij, Haradinaj ka dashur të marrë vendim edhe për qeveritë e ardhshme, edhe për brezat e ardhshëm, për shkak se kur të vie koha për të paguar këto para nga buxheti, kjo qeveri do të kujtohet vetëm si një makth i dikurshëm. Le ta quajmë këtë investim me emrin e vërtetë: privatizim i egër. Pra, ky investim (kinse zhvillimor) është veçse privatizim (brutal)”, kishte deklaruar Kurti.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0