Shtyhet pa afat seanca për demarkacionin

Shtyhet pa afat seanca për demarkacionin

Tani është shtyrë pa afat seanca për demarkacionin në Kuvendin e Kosovës, e cila ishte paraparë të mbahet nesër më datë 20 shkurt.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk do të ketë seancë për demarkacionin të martën, raporton KTV.

Haradinaj ka shtuar se është një temë që ka pritur gati tre vjet e nuk bëhet asgjë nëse pret edhe një javë.

Ai shtoi se duhet të ketë diskutime më të gjithë e jo vetëm me Listën Serbe.

“Marrëveshja bashkë me ligjin duhet të jenë një dokument për votim në Kuvend”, tha Haradinaj.

Kujtojmë se megjithatë, deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Igor Simiq, tha se për ta prioritet është Asociacioni i Komunave Serbe e jo demarkacioni.

“Ka një marrëveshje mes presidentëve, e cila flet për opsionin e rishikimit dhe të korrektimit të gjendjes në drejtim të Çakorrit dhe Kullës. Me gjithë dyshimet, marrëveshja është një materie mes dy presidentëve të vendit. Unë vet si kryeministër kam punuar gjithë kohës për këtë marrëveshje, në substancën e saj dhe i falënderojë të gjithë që kanë qenë të angazhuar”, tha Haradinaj ndër të tjera.

Kjo marrëveshje dhe Ligji për ratifikimin që do t’i kalojë Parlamentit, sipas tij, duhet të jetë një dokument dhe duhet të votohen së bashku.

“Historia do ta tregojë që nga e gjithë kjo ne kemi fituar të drejtën territoriale të vendit dhe lirinë e lëvizjes dhe e kemi nxjerrë Kosovën nga një pozicion shumë i rëndë. Këtë nuk kishim arritur ta bëjmë të vetëm, pa mirëkuptimin e shumë të tjerëve dhe tash ka rëndësi ta kemi mirëkuptimin e të gjithëve, Listës Serbe, Vetëvendosjes dhe çdo deputeti në Kuvend, se është një moment që duhet të jemi të gjithë bashkë”, përfundoi Haradinaj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0