Shtrenjtohen pushimet në Shqipëri: Leku me nivel rekord ndaj euros

Shtrenjtohen pushimet në Shqipëri: Leku me nivel rekord ndaj euros

Euro ka shënuar një tjetër rënie gjatë ditës së sotme në tregun valutor. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 128.74 lekë, me një rënie prej 0.12 lekësh në krahasim me të premten e javës së kaluar, duke vendosur një rekord të ri të 10 viteve të fundit, raporton Ekonomiasot. Ky është niveli më i ulët që nga shkurti i vitit 2009, teksa më pak monedha e përbashkët vetëm u forcua, për të arritur në nivelin më të lartë prej 142.65 lekësh në qershor 2011.

Për të gjithë ata që kanë planifikuar të pushojnë në bregdetin shqiptar, ky forcim i Lekut ndaj Euros nënkupton se pushimet e tyre do të jenë më të shtrenjta. / EkonomiaSot.com

COMMENTS

WORDPRESS: 0