Shteti i paradokseve: Shkarkohet Sefaj, ngritet në detyrë Maxhunaj

Shteti i paradokseve: Shkarkohet Sefaj, ngritet në detyrë Maxhunaj

Javë më parë, Kryeministri Haradinaj kishte kërkuar lirimin e postit nga Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj. Kjo kërkesë kishte ardhur si rezultat i arrestimit dhe ekstradimit të paligjshëm të 6 shtetasve turq për në Turqi, të cilët atje akuzohen si pjesëmarrës në organizimin e komplotit kundër Presidentit Erdogan.

Për këtë, Haradinaj kishte bërë fajtor Ministrin Sefaj, nën fushëveprimin e të cilit bie policia e shtetit, për shkak se ishte polcia ajo që kishte kryer operacionin e arrestimit të Gylenistëve.

Sidoqoftë, sot përmes një komunikate mediat janë njoftuar se Kryeministri Haradinaj dhe Presidenti Thaci kanë emëruar Shpend Maxhunin në pozitën e drejtorit të ri të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), pas dorëheqjes së Driton Gashit.

Nëse dikush do të duhej të kishte përgjegjësi për operacionin ndaj Gylenistëve, atëherë adresa kryesore do të ishte Drejtori i Policisë, sipas zingjirit komandues, e tek pastaj do të vinte Ministri.

Por në Kosovën e paradokseve, në njërën anë kërkohet përgjegjësi nga ministri, të cilit i kërkohet dorëheqja, kurse në anën tjetër personi që ka qenë drejtpërdrejtë përgjegjës për këtë operacion ngritet në detyrë duke u emëruar Drejtor i Inteligjencës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0