Shtatë të vdekur e 239 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Shtatë të vdekur e 239 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Shtatë persona kanë vdekur dhe 239 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Numri total i të vdekurve ka arritur në 192, kurse i të infektuarve në 7652.

Në 24 orët e fundit janë testuar 401 mostra dhe 239 kanë rezultuar pozitive. Po ashtu janë shëruar 102 pacientë në 24 orët e fundit.

Numri total i rasteve me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 7652, prej tyre 192 kanë përfunduar me fatalitet. Raste aktive janë 3331.

Sërish Prishtina prinë me numrin e të infektuarve të rinj me 82 raste, pasuar nga Mitrovica me 27, Ferizaj me 24, Drenasi me 17 e Fushë Kosova me 16.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0