Shtatë të prekur me koronavirusi po trajtohen në Infektivë, një prej tyre në gjendje më të rëndë

Shtatë të prekur me koronavirusi po trajtohen në Infektivë, një prej tyre në gjendje më të rëndë

Shtatë pacientë të prekur me COVID-19 janë duke u trajtuar aktualisht në Klinikën Infektive, që funksionon në kuadër të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës. Për gjendjen e të infektuarve ka dhënë detaje infektologu Valbon Krasniqin.

Në një prononcim për Gazetën Express, Krasniqi ka thënë se një paciente e cila ka edhe probleme të tjera shëndetësore është në gjendje më të rëndë, dhe se një paciente tjetër e cila dje ka dalë pozitive ka nevojë për oksigjeno-terapi.

Gjendja e pesë të tjerëve thotë se është e mirë.

“Në klinikë me COVID-19 janë shtatë pacientë. Gjendja e tyre shëndetësore e përgjithshme është e mirë, në përjashtim të një pacienteje e cila vazhdon të jetë në gjendje më të rënduar, e cila ka edhe probleme të tjera shëndetësore. Ajo është duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe po ashtu është në hemodializë të rregullt. Edhe një paciente që dje është konfirmuar pozitiv, herë pas here ka nevojë për oksigjen”, tha Krasniqi për Express.

Ndryshe, sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, deri tani janë konfirmuar 862 raste me koronavirus, ku 622 janë shëruar, ndërkaq, 28 pacientë kanë vdekur.

Rastet e para me COVID-19 në Kosovë u shënuan më 13 mars. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente të shëndetit pubik.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0