“SHSKUK shpalli tender 9 milionë euro për një projekt i cili nuk ekziston në projektligjin për buxhetin 2021”

“SHSKUK shpalli tender 9 milionë euro për një projekt i cili nuk ekziston në projektligjin për buxhetin 2021”

Instituti Demokratik i Kosovës ka bërë të ditur se Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) më 10 dhjetor 2020 ka shpallur tenderin për Ndërtimin e Spitalit në Podujevë me vlerë të parashikuar 9,159,833.81 euro.

Sipas KDI-së, për këtë projekt në buxhetin e vitit 2020 figurojnë 150,000.00 euro, ndërsa në projektligjin për buxhetin e vitit 2021 ky projekt nuk ekziston fare.

KDI kërkon nga Qeveria dhe Kuvendi që të adresojnë këtë çështje para aprovimit të ligjit për buxhetin e vitit 2021.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0