Shqipëria nuk mund t’a shfrytëzojë gazin e TAP për këtë arsye

Shqipëria nuk mund t’a shfrytëzojë gazin e TAP për këtë arsye

Megjithëse gazjellësi TAP do të kalojë nëpër Shqipëri, ai nuk do të mund të shfrytëzohet nga Shqipëria përderisa kjo e fundit nuk ka rrjet të shpërndarjes së gazit në vend, thuhet në një raportim nga Top Channel.

Shfrytëzimi i gazit që do të kalojë nga Azerbajxhani në Shqipëri e më pas në Europë përmes gazsjellësit TAP nuk do të mund të shfrytëzohet menjëherë nga Shqipëria. Qeveria atje ka miratuar një strategji për ngritjen e një rrjeti vendas të shpërndarjes, por kjo kërkon do të kërkojë kohë dhe rreth 300 milionë Euro fonde.

Me kalimin e gazsjellësit TAP nëpër Shqipëri, Shqipëria bëhet pjesë e rrjetit europian të gazit natyror, por kjo nuk do të thotë se ky burim energjie mund të përdoret menjëherë për nevojat e vendit, rasti më i mirë është periudha afat mesme, por edhe ky objektiv është i largët.

Në planin e qeverisë për zhvillimin e sektorit të gazit natyror në Shqipëri dhe identifikimin e projekteve prioritare, nënvizohet fakti se shpërndarja e gazit natyror brenda vendit nuk mund të pritet të ndodhë përpara vitit 2020.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0