Shpend Ahmeti thotë se Ministria e Integrimeve po i bllokon mjetet për Sallën Koncertale

Shpend Ahmeti thotë se Ministria e Integrimeve po i bllokon mjetet për Sallën Koncertale

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas lajmit se Ministria e Integrimeve Europiane i ka dërguar letër direkte BE’së për të ridestinuar mjetet për Sallën Koncertale në Prishtinë.

Ahmeti thotë se kanë kontaktuar me kryeministrinë dhe se ata i kanë thënë se nuk janë në dijeni për veprimin e Ministres.

Ndërsa në BE thonë se është hera e aprë që letra është dërguar direkt në Bruksel e jo përmes zyres së BE’së në Prishtinë.

“Meqenëse tani edhe e kemi marr letren jozyrtarisht nga Brukseli, kjo nuk mund të jetë asgjë tjetër pos tentim bllokim për arsye politike. Zyra e BE na ka informuar se nuk do të heqin dorë edhe pse pas kërkesës sê qeverisë duhet të diskutohet salla në IPA fondet 2019”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook.

Ai po ashtu premton se salla do të ndërtohet në këtë mandat.

COMMENTS

WORDPRESS: 0