Shpend Ahmeti: Pas shumë vitesh, Prishtina u bë me ligj

Shpend Ahmeti: Pas shumë vitesh, Prishtina u bë me ligj

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas miratimit të Ligjit për kryeqytetin.

Ahmeti përmes rrjetit social Facebook ka thënë se ky Ligj e bën Prishtinën si kryeqytet me status të veçantë e me kompetenca shtesë,

“Sot, pas shumë viteve, Prishtina u bë me ligj. Edhe pse jo sipas të gjitha kërkesave tona, Ligji e bën qytetin tonë zyrtarisht Kryeqytet me status të veçantë e me kompetenca shtesë.

Falenderoj të gjithë deputetët që e votuan ligjin. Urime Prishtinë”, ka shkruar Ahmeti.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0