Shpend Ahmeti heshtë pas humbjes së thellë

Shpend Ahmeti heshtë pas humbjes së thellë

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ende nuk e ka folur asnjë fjalë për humbjen e thellë që partia e tij e ka pësuar në zgjedhjet e gjashtë tetorit, raporton Gazeta Express.

Kur Vetëvendosje u nda, e disa deputetë të kësaj partie krijuan PSD-në në krye me Shpend Ahmetin, të njejtët patën ambicie të mëdha për arritjet e tyre në politikë.

Mirëpo, kur Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e kryeminsitrit, PSD e AAK ishin të parët që nënshkruan marrëveshje për koalicionin, e u patën shprehur të bindur se nuk kanë dyshime se do të radhiten të parët.

Tash një muaj pas zgjedhjeve kur janë shpallë edhe rezultatet përfundimtare, PSD-së e AAK-së, nuk ju kanë dalë mirë hesapet me votë.

Derisa koalicioni 100%, doli në vend të katërt duke marrë 14 deputetë, humbje të thellë në këtë mes mori partia e Ahmetit, që për pak vota arriti që të sigurojë një deputete që do ta përfaqësojë për katër vite.

Pavarësisht kësaj Ahmeti nuk e ka folur ende asnjë fjalë për të uruar deputeten e vetme të partisë së tij, Natyra Kuçin që e ka mposhtur në garë vetë Ahmetin, e disa nga fytyrat kyce të partisë Dardan Molliqajn, Dardan Sejdiun, e Visar Ymerin.

Sot, për shkak të paknaqësive e humbjes së thellë Sejdiu tha dorëheqje, e njejtë si ai pati vepruar edhe Fisnik Ismaili, edhe ky jashtë ulëseve të Kuvendit për këtë mandat.

Pavarësisht se Ahmeti nuk po flet për zgjedhjet, sot si duket ia iu ka kthyer punët si kryetar i Prishtinës.

Përmes Facebook-ut ai ka njoftuar për nënshrkimin e një kontrate./GazetaExpress/

COMMENTS

WORDPRESS: 0