Shoqata e Sigurimeve të Kosovës zhvillon takim në Romë me Shoqatën Nacionale të Kompanive të Sigurimit

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës zhvillon takim në Romë me Shoqatën Nacionale të Kompanive të Sigurimit

Shoqata e Sigurimeve e Kosovës, e përfaqësuar nga Sami Mazreku, drejtor ekzekutiv, dhe z. Venhar Hana, shef i Zyrës Ligjore, sot me datë 16.11.2018, kanë takuar në Romë, Itali, përfaqësuesit e Shoqatës Nacionale të Kompanive të Sigurimit, Maria Rita Arena dhe Roberto Signorini.

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, ka thënë se ky takim ka për qëllim themelimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit me shoqatat e vendeve të tjera dhe ka një rëndësi të veçantë për industrinë e sigurimeve në Republikën e Kosovës.

Në takim janë diskutuar çështje me rëndësi për të dyja industritë e sigurimeve, si në aspektin ligjor, ashtu edhe në atë financiar dhe operativ. Fokus i veçantë u është dhënë modaliteteve që ka ndjekur kjo shoqatë në uljen e numrit të automjeteve të pasiguruara dhe të paregjistruara dhe rritjen e vetëdijes sociale për sigurimet.

Shoqata Nacionale e Kompanive të Sigurimit ka ofruar çdo mbështetje që i nevojitet Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës për të arritur qëllimet e saj në zhvillimin e industrisë së sigurimeve.

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës në vazhdimësi do të ketë takime me Shoqata e vendeve si ajo e Hungarisë, Kroacisë dhe vende të tjera.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0