Shoqata e Bankave të Kosovës reagon ndaj aksionit të kryer nga aktivistët e Partisë Social Demokrate-PSD kundër bankave komerciale

Shoqata e Bankave të Kosovës reagon ndaj aksionit të kryer nga aktivistët e Partisë Social Demokrate-PSD kundër bankave komerciale

Shoqata e Bankave te Kosovës reagon ndaj aksionit të kryer sot nga aktivistët e Partisë Social Demokrate-PSD të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre duke ndërhyrë në objektet e bankave komerciale me pankarta dhe sllogane dezinformuese gjatë orarit të punës së bankave me qëllim të dëmtimit të imazhit të bankave komerciale të Kosovës.

Ky akt cilësohet si i papranueshëm pasi që konsiderojmë se dëmton bizneset Kosovare, e në veçanti bankat dhe dëmton rëndë imazhin e Kosovës karshi investitorëve ekzistues dhe potencial.

Sektori bankar është një ndër punëdhënësit dhe taksapaguesit më të mëdhenj në vend i cili ka të punësuar mbi 3500 punëtor. Bankat komerciale operojnë konform standardeve më të mira ndërkombëtare, ligjeve dhe rregullave të Republikës së Kosovës dhe janë një nga sektorët më kontributdhënës në zhvillimin ekonomik të vendit. 

Konsiderojmë që një sektor stabil bankar i kontribuon zhvillimit të përgjithshëm ekonomik të Kosovës dhe çdo sulm ndaj bankave cenon rëndë stabilitetin ekonomik të vendit. Prandaj është me rëndësi që çdo paqartësi apo shqetësim të adresohet në mënyrë institucionale. 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0