Shkaku i zolimit: Bari mbulon rrugën me kalldrëm ne Prizren

Shkaku i zolimit: Bari mbulon rrugën me kalldrëm ne Prizren

Shkaku i mos lëvizjes së njerëzve, në Prizren ka filluar që rrugët e kalldrëmit ti mbuloj bari

Pandemia koronavirus që ka përfshirë botën, por edhe Kosovën ka bërë që të mos ketë lëvizje nëpër rrugët kryesore të qyteteve, pasi që njerëzit po qëndrojnë në shtëpi për të u mbrojtur nga ky virus.

Nga virusi është prekur edhe qyteti i Prizrenti, ku deri tani janë konfirmuar 37 raste pozitive me koronavirus.

E si pasojë e kësaj, në këtë qytet po respektohen rregullat e Qeverisë që janë vendosur për luftën kundër COVID-19.

Njëra nga to është edhe ndalimi i lëvizjes së lirë jashtë shtëpisë, ku për çdo person është e caktuar lëvizja prej 90 minuta, e që është paraparë me numrin e parafundit personal.

Shkaku i mos lëvizjes së njerëzve, në shatërvanin e Prizrenit bari ka filluar që të mbulojë rrugët e kalldrëmit në qytet.

Më poshtë keni disa fotografi që janë publikuar në rrjetet sociale së fundi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: