Shihni se si polici vjedh një kuletë gjatë bastisjes në kazino (video)

Shihni se si polici vjedh një kuletë gjatë bastisjes në kazino (video)

Një video e publikuar nga Insajderi zbulon veprimet e dyshimta të Policisë. Aty shihet se pas orës 22 ishin fikur dritat e lokalit. Gjatë kontrollit, polici Milosh Zhivkoviq, hapë dollapin dhe sheh kuletën. Ai i tregon kolegut të tij, Shkumbin Jashari, i cili kapë kuletën dhe e fut në xhep. Jashari, është arrestuar të enjten për këtë veprim.

IPK ka bërë të ditur arrestimin e zyrtarit policor, që ka shërbyer në Stacionin Policor në Graçanicë.

“Lidhur me këtë rast IPK ka kryer bastisjen në dy lokacione (shtëpinë dhe zyrën e të dyshuarit), me ç’rast janë konfiskuar disa sende në cilësinë e provave materiale. Të njëjtit me vendim të Prokurorit kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Gjithashtu, IPK-ja ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit për zyrtarin policor tashmë të arrestuar si të dyshuar për rastin si më lart”, thuhet në komunikatën e IPK-së.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0