Sherifi: Taksa as nuk duhet të hiqet e as të suspendohet

Sherifi: Taksa as nuk duhet të hiqet e as të suspendohet

Shefi i Grupit parlamentar i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka bërë me dije se kjo parti politike gjatë pesë vjetëve të ekzistencës së vet ka arsyetuar themelimin e vet.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, me rastin e pesëvjetorit të themelimit të Nismës, ai ka thënë se para dhe pas themelimit ky subjekt politik është përballur me pengesa të ndryshme.

“Themelimi i Nismës ka pasur për qëllim bashkimin rreth një subjekti të njerëzve të cilët nuk pranojnë t’i nënshtrohen individit. Bashkimin e njerëzve të cilët refuzojnë të udhëhiqen nga mendësia autoritare e drejtuesve të partisë. Bashkimin e njerëzve të cilët i ndajnë vlerat e përbashkëta kombëtare dhe socialdemokrate. Kur shohim aktivitetin e zhvilluar gjatë këtyre pesë vjetëve besojmë se kemi arritur ta justifikojmë themelimin e Nismës Socialdemokrate!”, ka thënë Sherifi.

Ai ka treguar se kjo parti politike ka bërë punë të mira edhe në qeveri, në dikasteret që drejton.

“Megjithatë, për një periudhë prej pothuajse një vit e gjysmë sa jemi në qeveri, përmes kryetarit Limaj si zëvendëskryeministër dhe tri ministrive që drejtojmë, kemi arritur të bëjmë punë të mira për shtetin tonë dhe qytetarët tanë. Besojmë se deri në fund të mandatit të qeverisë do të arrijmë ta zbatojmë programin zgjedhor në një masë bukur të madhe”, ka thënë Sherfi.

Sherifi e ka ftuar spektrin politik për bashkim në çështjen e taksës ndaj produkteve serbe, duke theksuar se taksa as nuk duhet të hiqet e as të suspendohet.

Sipas Sherifit, bashkimi politik për taksën do ta zmbrapste presionin sikurse ka ndodhur me “Trepçën”.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0