Sherifi: Nuk mund të fshihen punësimet, po jetojmë si në Big Brother

Sherifi: Nuk mund të fshihen punësimet, po jetojmë si në Big Brother

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi, ka deklaruar se të gjitha punësimet që po ndodhin në Kosovë nga partitë politike nuk mund të fshihen më, pasi po jetojmë në një kohë të “Big Brother”.

Sherifi tha se inkurajon mediat dhe punëtorët brenda institucioneve publike që të raportojnë për punësimet partiake dhe familjare, pasi që është viti 2019 dhe nuk mund të fshihen këto gjëra.

Ai të gjitha këto raportime i lidh me reality shoun e famshëm “Big Brother” duke thënë se tani nuk ka më terr informativ, çdo gjë shihet dhe transmetohet nga mediat.

“E dimë të gjitha se raportimi i mediave është i bazuar mbi raportimet e punëtorëve aty brenda dhe inkurajoj të gjitha mediat dhe punëtorët që ta bëjnë akoma këtë, jemi në vitin 2019 dhe le të harrojnë të gjithë ata se qoftë me ligj apo pa ligj e bëjnë një veprim të tillë dhe shpresojnë që ai të merret vesh, le të hiqet ky iluzion se mund të mbahet fshehtë një punësim, nuk është më vendi 2008 e as 2012, jemi në vitin 2019, po jetojmë në epokën e Big Brother, gjithçka raportohet sot, nuk ka më terr informativ”, tha Sherifi në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Legjislacion.

Sherifi bëri thirrje që të bëhet hetim nëse për punësimet në institucione publike janë respektuar kriteret e atyre që janë punësuar.

COMMENTS

WORDPRESS: 0