Shenja pozitive nga Anglia rreth vaksinës kundër COVID-19, mund të jetë gati në gusht

Shenja pozitive nga Anglia rreth vaksinës kundër COVID-19, mund të jetë gati në gusht

John Bell, anëtar i një komiteti të ekspertëve të qeverisë, shpjegoi se si hulumtimet po përparojnë.

Punimet klinike të një vaksine COVID-19, të cilat filluan në universitetin anglez të Oksfordit, mund të përfundojë në gusht, tha të shtunën një këshilltar i qeverisë britanike.

Ky universitet filloi testet njerëzore të enjten e kaluar dhe ekspertët shpresojnë të dinë muajin tjetër nëse kjo vaksinë e mundshme arrin një reagim të fortë imunitar ndaj virusit, tha John Bell, anëtar i një komiteti qeveritar, për BBC.

Ky komitet është i përbërë me ekspertë nga bota akademike dhe e biznesit, për të zhvilluar “sa më shpejt të jetë e mundur” një vaksinë kundër COVID-19 dhe të forcojë prodhimin e saj në masë.

“Pyetja është nëse (kjo vaksinë) do të jetë efektive”, pyeti vetë shkencëtari, duke theksuar se kjo mund të dihet vetëm pasi një “numër i konsiderueshëm” i njerëzve marrin dozën.

“Pra, ne nuk do të kemi një shenjë të kësaj deri në maj, por nëse gjërat vazhdojnë rrjedhën e tyre dhe është efektive, atëherë unë mendoj se është e arsyeshme të mendojmë se mund t’i përfundonim testet deri në mes të gushtit”, shpjegoi ky ekspert.

“Nëse shohim prova të një reagimi të fortë imunitar në mesin e majit”, atëherë do të jetë mirë, ndërsa faza e bërjes së miliarda dozave vjen pastaj”, shtoi ai.

Javë më parë, Sarah Gilbert, një profesoreshë në Universitetin e Oksfordit zbuloi se ajo po punon për një vaksinë kundër COVID-19 dhe ndoshta mund të jetë e gatshme për përdorim publik në shtator. “Kjo është pothuajse e mundur nëse gjithçka shkon në mënyrë të përsosur. Ne duhet të punojmë për të. Askush nuk mund të japë garanci, askush nuk mund të premtojë se do të funksionojë dhe askush nuk mund të japë një datë përfundimtare, por ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi aq shpejt sa të mundemi”, tha shkencëtarja në një intervistë për gazetën The Times.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0