“SHBA e hapur të diskutojë me BE-në për zgjidhjen përfundimtare Kosovë dhe Serbi”

“SHBA e hapur të diskutojë me BE-në për zgjidhjen përfundimtare Kosovë dhe Serbi”

SHBA është e hapur për të diskutuar, me partnerët e saj të BE-së, propozimin e një zgjidhjeje për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.
Këtë e theksoi ndihmësi i sekretari i shtetit të SHBA-së, Wess Mitchell në një takim me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq në Nju Jork, transmeton lajmi.net.

Mitchell shprehu mbështetjen e SHBA-së në vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, me shpresën se ky proces do të sjellë një zgjidhje të qëndrueshme politike.

Ndryshe, edhe liderët kosovarë presidenti Hashim Thaçi së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrin e parë Behgjet Pacollin, në Nju Jotk kanë zhvilluan një takim me Ndihmës-Sekretarin Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell.

Në këtë takim është biseduar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve, avancimin e agjendës euroatlantike të Kosovës, procesin e transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës si dhe për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Liderët falënderuan Ndihmës-Sekretarin Mitchell për mbështetjen e palëkundur të SHBA-së që ka dhënë për shtetin dhe popullin e Kosovës në të gjitha periudhat, nga liria, te shtetndërtimi dhe tani forcimi i perspektivës euroatlantike.

Duke folur për fazën e fundit të dialogut, presidenti kosovar ka theksuar se mbështetja amerikane në këtë proces është jetike, për arritjen e një marrëveshje përfundimtare dhe ligjërisht të obligueshme.

Nga ana tjetër, Mitchell ka siguruar presidentin e Kosovës se SHBA-ja do të vazhdojë mbështetjen e gjithëmbarshme për Kosovën.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0