Shala: Dokumentet e djegura të AKP-së mund të jenë ruajtur në arkivin e BE-së

Shala: Dokumentet e djegura të AKP-së mund të jenë ruajtur në arkivin e BE-së

Sejdi Hoxha, anëtar i komisionit hetimor të Kuvendit të Kosovës rreth procesit të privatizimit, e ka pyetur Ahmet Shalën nëse ka njohuri se janë djegur dosjet apo dokumentacionet e AKP-së.

Por ish-zëvendës drejtori menaxhues i AKM-së, Shala, ka thënë se gjithë dokumentacioni është i skenuar dhe ruhet në arkiva të BE-së.

“Të gjitha dokumentacionet janë të skenuara dhe ruhen në arkivin e BE-së. Frika se kanë humbur dokumentet ka qenë e madhe dhe nuk e di se pse nuk është sqaruar kjo çështje asnjëherë. AKP-ja do të duhet të kërkonte qasje në serverët e Bashkimit Evropian ku janë të gjitha dokumentacionet. Nuk besoj që të dhënat janë shkatërruar”, ka thënë Shala.

Hoxha ka thënë se ky është lajm i mirë dhe se është dëshmi që nuk e pengon procesin e këtij hetimi të Komisionit Parlamentar për Privatizim.

Hoxha më pas e ka pyetur Shalën nëse ju ka shkuar ndërmend të caktojnë çmimin fillestar për shitjen e pronave.

E Shala është përgjigjur: “Kemi pasur fatin që ekspertët më të mirë i kemi pasur në dispozicion. Pra kanë sjellë mbështetje dhe kundërshtime dhe në atë kohë është kundërshtuar kjo. Nuk kanë vendosur as çmim plafon as dysheme për shkak të përvojave të këqija të vendeve në tranzicion”.

Nënkryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e privatizimit, Gazmend Bytyqi e ka pyetur Ahmet Shalën nëse kishte pasur ndërhyrje të politikës dhe grupeve të procesit në procesin e privatizimit.

“Në Procesin për shpalljen e fituesit ka qenë absolutisht e pamundur për të ndikuar, sepse procesi ka qenë plotësisht anonim. Një rast që po më kujtohet është se një aset që është shitur në Mitrovicë ka pasur tenderues dhe për shkak të kohës së shkurtër e ka vendosur ofertën e vetë në një pliko në Mitrovicën Veriore dhe me një kuti të hekurt me njësi speciale e kanë sjellë këtu. Nuk ka pasur mundësi të shpallet fituesi duket e ditur se kush është sepse procesi ka qenë anonim.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0