Serwer: Macron u bashka në kundërshtimin e korrigjimit të kufijve

Serwer: Macron u bashka në kundërshtimin e korrigjimit të kufijve

Ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer ka dhënë vlerësim të Samitit të Berlinit dhe thotë se me aq sa ka kuptuar, Emmanuel Macron, është rreshtuar kah kundërshtarët e idesë së korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Kishte 3 probleme paqësore në Ballkan dhe sot pas zgjidhjes së emrit të Maqedonisë mbeten vetëm dy: Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe rregullimi i qeverisjes jofunksionale të Bosnjes dhe Hercegovinës.

Kështu deklaroi Daniel Serwer nga Johns Hopkins duke shtuar se mendon që momenti i duhur për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe Serbisë është tani.

“Dhe sapo të zgjidhet (i referohet problemit të Kosovës dhe Serbisë), problemi në Bosnje dhe Hercegovinë do të jetë shumë më e zgjidhshme dhe më ndryshe se tani”, tha Serwer.

Duke komentuar mbi Samitin e Berlinit, Daniel Serwer tha se kuptoi nga ky takim që presidenti Macron është bashkuar në kundërshtimin e ndryshimit të kufijve.

“Ajo çka unë kuptova është se Presidenti Macron i është bashkuar kundërshtimit për çdo ndryshim të kufijve, që për mua është gjëja e duhur për t’u bërë. Shpresoj që kjo do t’i hapë rrugën një diskutimi më serioz për normalizimin e marrëdhënieve”, thotë drejtori i Programit për Menazhimin e Konflikteve në Qendrën për Studime të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins, Daniel Serwer.

COMMENTS

WORDPRESS: 0