Sërish tërmet në Shqipëri

Sërish tërmet në Shqipëri

Një tërmet ka ndodhur përsëri para pak minutash në Shqipëri. Magnituda e këtij tërmeti është 5.6.

Epiqendra është shënuar në Durrës derisa raportohet se u ndje edhe në Kosovë.

Kjo ka ndodhur derisa presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po mban fjalim para mediave, raporton KTV.

Lëkundjet kanë bërë që të ndërpritet puna e ekipeve të kërkim shpëtimit për nxjerrjen e 3 personave që dyshohet se janë nën rrënoja, raporton KTV.

Kërkimi i tyre po bëhet tek ndërtesa e rrënuar nga tërmeti në lagjen 18 në afërsi të Stadiumit të qytetit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0