Serbisë nuk i pëlqen deklarata e Presidentit të Sllovenisë

Serbisë nuk i pëlqen deklarata e Presidentit të Sllovenisë

Shefja e Qeverisë së Serbisë, Anna Brnabic, në një intervistë ka thën se është “befasuar për të keq me deklaratën e Presidentit të Sllovenisë”, Borut Pahor, i cili kishte deklaruar se do të mundohet të bindë 5 shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, ta njohin shtetin e ri.

Ajo ka thënë se “me Slloveninë kemi raporte të mira fqinjësore, dhe deklarata të tilla nuk i kontribuojnë një fqinjësie të mirë”.

Për këtë ka thën se do të bisedojë me Kryeministrin e Sllovenisë, Miro Cerar, të cilit do t’ia ritheksojë që deklarata të tilla nuk kontribuojnë në besim dhe bashkëpunim rajonal, dhe se Sllovenia nuk duhet të ndërhyjë në cështje të tilla.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0